Një i mitur i cili po lëvizte me trotinet është goditur nga vetura e policisë, në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së martë rreth orës 14:00.
Kështu njofton për Gazetën Enigma zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datën 08.08.2023 rreth orës 14:00 Polica e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Hetues policor nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur një veture zyrtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka aksidentuar një të mitur me trotinet. Viktima me urgjencë është dërguar në Spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Rrethanat rreth këtij rasti po hetohen nga ana e hetuesve të komunikacionit rrugor Gjilan”, tha Hashani. /Gazeta Enigma.