Gjilan, vjedhi 8 euro në xhami arrestohet një serb

Gjilan, vjedhi 8 euro në xhami arrestohet një serb

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Gjilan, pasi i kishte vjedhur 8 euro në xhami, shkruan Gazeta Enigma.

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje të tjera të parave dhe telefonave, kryesisht nëpër kafiteri, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles