Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Fushë Kosova në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Dy ekipet e zonës së rrezikshme e kanë nisur me barazim ndeshjen e parë të sezonit pranveror në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 40-të me anë të Senad Jarovic, i cili shënoi për 0-1.
Në pjesën e dytë, mysafirët përsëri e nisen më mirë, por më vonë vendasit morën lojën në dorë.
Gjilani shënoi me anë të Jarovic golin e dytë, por ky gol i anulua për një faul pas rishikimit të VAR-it dhe më vonë vendasit gjeten golin e barazimit.
Ishte Dorent Hajdari (76’), i cili barazoi shifrat në 1-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.