Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët me barazim

Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët me barazim

Ndeshja kryesore e BKT Superligës, Gjilani – Ballkani është mbyllur me barazim (1:1), me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, shkruan Gazeta Enigma.

Gjilani e ka dominuar pjesën e parë por nuk ka arritur të shënoj, duke shkuar në pushim të pjesës së parë takimi pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën 56’, kur më së paku pritej, Gjilani mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas ndëshkimit të Musollit, dhe pas konsultimit të referit kryesorë me VAR-in.

Kur pritej që vendësit të tërhiqen në mbrojtje, befasuan këndshëm tifozët e zjarrtë “Skifterat” në tribuna, me golin e shënuar mjeshtërisht nga Progni 58’, i cili u gjënd më së miri në zonë pas krosimit nga e majta, për të sjellë skuadrën e Ismet Munishit në avantazh.

Por gëzimi I skuadrës vendëse ishte e shkrutë pasi vetëm 6 minuta më pas, Gripshi barazoi nga një gjuajtje dënimi nga vija e zonës, dukes hënuar një gol të bukur, për të barazuar rezultat, I cili doli të jetë gol i epilogut përfundimtar, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles