Gjilani i rikthehet normalitetit, pagesat çështje që nuk diskutohen

Gjilani i rikthehet normalitetit, pagesat çështje që nuk diskutohen


Atmosferë fantastike po mbretëron te skuadra e Gjilanit, e cila tashmë siç duket është kthyer normalitetit.

Pagesat nuk janë më çështje diskutimi, derisa siç mëson Gazeta “Enigma”, tashmë futbollistët dhe stafi veçse janë paguar për muajin Janar.

‘Kuqebardhët’ të cilët përballeshin me krizë të theksuar financiare në edicionin e kaluar, tashmë duket se problemet i kanë lënë prapa.

Futbollistët dhe stafi kanë marrë garanci për mjetet të cilat tashmë janë në kohë, teksa pritet reagimi në fushën e blertë.

Gjilani të dielën më 5 Shkurt, zhvillon ndeshjen e parë të stinorit pranveror, derisa do të përballet me Vjosën në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

“Skifterat” synojnë ta rikthejnë lavdinë e dikurshme, derisa pranë vetës kanë një ‘mision’ për ta përmbushur, teksa Evropa do të ishte minimumi i saj.

/GazetaEnigma/

Related Articles