Gjilani dhe Ballkani ka përfunduar pa fitues duke barazuar me rezultat 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Francisco Riverës në minutën e 35-të.
Rivera u përjashtua me karton të kuq në minutën 78-të.
Golin e barazimit për Gjilanin e shënoi Shend Kelmendi në minutën e 90+1’.
Pas këtij barazimi Gjilani mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, tri më pak se Ballkani në vendin e parë.
Kurse, Llapi mbetet në vendin e katërt me 41 pikë.