Lushtaku: Malisheva na dënoi pas gabimeve

Lushtaku: Malisheva na dënoi pas gabimeve

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është shprehur i dëshpëruar pas disfatës së pësuar nga Malisheva, të dielën me shifrat 3:2.

Trajneri nga Skenderaj tha se skuadra e tij e dominoi takimin dhe u ndëshkua nga kundërsulmet.

“Në fillim të pjesës së dytë arritëm ta barazonim. E morëm kontrollin e ndeshjes, krijuam gjysmë raste. Në minutat e fundit tentuam me harkime nga krahët por nuk mjaftoi. Në përgjithësi kemi qenë më të mirë se Malisheva, që na ka dënuar nga gabimet tona. Ne nuk i shfrytëzuam rastet që i kishim dhe e humbëm ndeshjen. Ky është futbolli, kemi humbur këtë ndeshje dhe tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Po pësojmë gola të lehtë dhe këtë javë do të mundohemi ta përmirësojmë pjesën defansive”, deklaroi Lushtaku.

Related Articles