Gjilani ka mposhtur Dritën në derbin e Anamoravës me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Enigma.
Kuq e bardhët e qytetit kaluan në epërsi qysh në minutën e 12-të, në një aksion të realizuar mirë.
Topin e dërgoi në rrjetë kapiteni, Edison Kqiku, duke iu dhënë qetësinë dhe avantazhin për pjesën e parë.
Në pjesën e dytë të takimit, dy ekipet patën raste në fillim, mirëpo Gjilani ishin më konkret, duke shënuar me anë të Kushtrim Shabanit në minutën e 48-të.
Drita shënoi në minutat shtesë me anë të
Me një xhiro të mbetur, Gjilani po lufton për ikjen nga pozita e barazhit(42 pikë), e cila ndjeket nga Feronikeli në vendin e 8-të, me 41 pikë.
Ndërsa Drita me këtë humbje, mbetet në kuotën e 66 pikëve. / Gazeta Enigma/