Gjilani nis përgatitjet, “Turqia” dhe “përforcimet”

Gjilani nis përgatitjet, “Turqia” dhe “përforcimet”

Gjilani ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror të kampionatit, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndryshe nga stinori vjeshtor i kampionatit, me ç’rast ‘kuqebardhët’ nisën me vonesë kampionatin dhe nuk zhvilluan fare fazë përgatitore për shkak të problemeve organizative, tashmë duket se gjërat kanë rënë nën ‘binar’.

Skuadra e Gentjan Mezanit ka nisur punën në Gjilan, ndërkohë që më 14 Janar pritet që të udhëtojnë drejt Turqisë për të vijuar me fazën përgatitore.

Gjatë qëndrimit në tokën turke gjilanasit do të zhvillojnë edhe disa duele kontrolluese.

Ndërkohë që para nisjes “Skifterat” do të përballen me Prishtinën e Re më 9 Janar dhe Prizrenin më 12 Janar në Gjilan.

Nga skuadra janë larguar dy të rinjtë Redon Ismaili dhe Erzen Hyseni, ndërkohë që afrimet janë ende në pritje.

Siç mëson Gazeta “Enigma”, klubi është në bisedime me disa futbollist nga kampionati vendor dhe disa të tjerë nga jashtë vendit.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe zyrtarizime.

/Gazeta Enigma/

Related Articles