Përfaqësuesi i SC Gjilanit, Drilon Sylejmani, thotë se po e kanë problem të bindin lojtarët e ekipeve të zhvilluara që të transferohen në këtë klub, pasi që s’kanë stadium.
Sipas tij, klubi humbi shumë nga koha që mbetën pa zhvilluar lojërat në stadium e pa shikues, pasi filluan punimet në 2017 e tani e asaj kohe mbetën pa financa nga marketingu e biletat, pasi që asnjë biznes nuk do bënte reklamë në një klub që s’ka stadium për të promovuar vetën e në një klub ku s’ka shikues e që s’mund të ia sheh kush përveç lojtarëve kundërshtarë.
E jo vetëm këto dyja janë humbjet që po kanë. Sylejmani thotë që po humbin është shumë mundësi për të blerë lojtarë të ri ngase futbollistët profesional nuk dëshirojnë të luajnë në kushte të tilla.
Sylejmani kërkon që projekti i stadiumit të ndryshohet ngase “nuk është aspak modern”.
Ai shpreson që grupi punues ku janë tashmë të bëjë të mundshme ndryshimin e projektit.
Nga KF Gjilani thonë që jo vetëm mbuloja është ajo që mungon në projekt, por edhe ndriçimi nuk është sipas standardeve të avancuara.
Për më shumë detaje ndiqeni kronikën më poshtë: