Gjilani përforcon sulmin dhe mesfushën, transferon edhe dy lojtarë

Gjilani përforcon sulmin dhe mesfushën, transferon edhe dy lojtarë

Gazetari sportiv, Arlind Sadiku, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, ka njoftuar se skuadra e Gjilanit ka nënshkruar me dy lojtarë të rinj, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Sadikut, fjala është për sulmuesin Blerim Krasniqi dhe mesfushorin Fabjan Beqja.

“Të dy vijnë nga kampioni i Shqipërisë, Teuta”, theksoi ai.

Klubet e Superligës së Kosovës janë duke shpenzuar shumë në këtë merkato, pasi dëshirojnë të luftojnë për garat evropiane.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera përpara fillimit të Superligës.

Related Articles