AUV-i në aksion për t’i kontrolluar produktet që ekspozohen në diell

AUV-i në aksion për t’i kontrolluar produktet që ekspozohen në diell

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore dhe rreth 40 mijë kg me origjinë bimore.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë se janë shumë strikt ndaj produkteve që nuk ruhet në vendet të errëta por ekspozohen në diell.

Sipas tij, në gjashte mujorin e parë të këtij viti janë asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore ku hyjnë mishi, qumështi dhe vezët, 40 mijë kg produkte me origjinë bimore dhe 72 mijë litra pije të asgjësuara.

“Ne asnjëherë nuk lejojmë që produktet të cilat kërkojnë kritere për ruajtjen e vendeve të errëta  nuk duhet t’i nënshtrohen ekspozimit në diell. Ne kemi kryer kontrolle dhe kemi larguar produkte nga shitja pikërisht për arsye se kanë qenë të ekspozuara ën diell dhe po ashtu do të vazhdojmë me kontrolle edhe në ditët në vijim kudo që hasim produkte do të largohen nga aty dhe do të bëhet konfiskimi dhe asgjësimi i tyre. Të gjitha produktet që gjenden në treg duke u shitur i plotësojnë kushtet për konsum sepse në të kundërtën nuk do të gjendeshin në treg sepse kudo që hasim produkte të dyshimta ato largohen nga ana e inspektoratit dhe asgjësohen ndaj palëve të cilat tentojnë të shesin produkte të dyshimta gjithmonë iniciohet fletëparaqitje në gjykatë”.

 “Deri më tani ne kemi asgjësuar rreth 42 mijë kg produkte me origjinë shtazore ku hyjnë mishi dhe nënproduktet e mishit, qumështi dhe vezë dhe po ashtu kemi asgjësuar rreth 40 mijë kg produkte me origjinë bimore dhe janë rreth 72 mijë litra pije të asgjësuara. Por të gjitha janë vlerësuar nga ana e inspektorit që nuk i plotësojnë kushtet për konsum dhe ne në secilin rast kemi vepruar me largim nga tregu pastaj me asgjësim të tyre ndaj palëve të cilat kanë tregtuar produkte të dyshimta gjithmonë iniciohet fletëparaqitja për gjykatë dhe për masën ndëshkimore pastaj vendos gjykata”, tha Thaçi.

Ai tha se kanë bashkëpunim me komunat dhe për shumë vite kanë kërkuar rritjen e numrit të inspektorëve.

Thaçi theksoi se ka pasur raste kur kanë hasur në produkte pa afat gjatë kontrolleve zyrtare, ku ndaj palëve janë iniciuar largimet e produkteve nga tregu dhe janë proceduar për gjykatë.

Megjithatë, ai shtoi se ka  një numër të madh të fletë paraqitjeve që kanë dërguar në gjykatë gjë e cila vendos për masën ndëshkimore.

Related Articles