Gjilani ka marrë një tjetër fitore në këtë fillim të kampionatit, duke triumfuar edhe në Klinë te Dukagjini.
“Kuqebardhët” nën drejtimin e trajnerit, Zekirija Ramadani triumfuan 0:1 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Realizator i vetëm që i siguroi gjilanasve tri pikë ishte sulmuesi Solomon që shënoi në minutën e 38-të pas asistimit nga Përparim Islami.
Me këtë fitore, Gjilani vazhdon i vetëm në krye të tabelës me 13 pikë, pesë më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak. Dukagjini është i fundit me vetëm një pikë.
Me “paqe” është mbyllur sfida tjetër i kësaj xhiro në mes Drenicës dhe Ferizajt.
Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ishte 0:0.
Drenica ka pesë pikë në vendin e gjashtë, ndërkohë Ferizaj ka tubuar vetëm tri pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë.