Gjilani zbarkon në Mavrovë, “kuqebardhët” luajnë miqësore me skuadrën e njohur

Gjilani zbarkon në Mavrovë, “kuqebardhët” luajnë miqësore me skuadrën e njohur

Sport Club “Gjilani” ka zbarkuar në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për ta kryer fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë. Skuadra “kuqebardhe” në Mavrove pritet të qëndrojë dhjetë ditë.

Gjithashtu, gjilanasit pritet t’i zhvillojnë disa ndeshje miqësore, ku deri me tashti është paraparë që me 6 qershor të luaj kundër Renovës. Fazën e dytë skuadra e Gjilanit do ta zhvillojë në Ohër.

Kujtojmë që SC Gjilani deri më tashti ka transferuar katër futbollistë, Yll Hoxhën, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Aguston Torassa.

Related Articles