Pas Prizrenit, edhe Lidhja Rajonale e Gjilanit konfirmon mbështetjen për Agim Ademin

Pas Prizrenit, edhe Lidhja Rajonale e Gjilanit konfirmon mbështetjen për Agim Ademin

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit konfirmoi mbështetjen për Presidentin e FFK-së, Agim Ademin. 

Sot, Ademi u takua edhe me klubet e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, të cilët gjithashtu ofruan mbështetjen e plotë ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në takimin e mbajtur këtë të enjte (01.07.2021) nga drejtuesit e këtij institucioni, përfshirë të gjitha klubet, njëzëri ofruan mbështetjen e plotë ndaj z.Ademit përkundër zërave të shumtë dhe presioneve ndaj delegatëve nga individë të pandërgjegjshëm të cilët kanë për qëllim vetëm destabilizimin e institucionit më të lartë futbollistik në vend.

“Puna dhe përkushtimi i z.Ademit për futbollin e Kosovës dhe sidomos Regjionit të Gjilanit ka bërë që pa mëdyshje t’i ofrohet mbështetja e plotë në të gjitha situatat”, theksohet në njoftimin e LRF-së së Gjilanit.

Related Articles