Gjilani zyrtarizon “bomberin” boshnjak Almir Aganspahic

Gjilani zyrtarizon “bomberin” boshnjak Almir Aganspahic

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Almir Aganspahic.

Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.

Aganspahic vjen pas një aventure të kaluar në klubin Liepaja nga Latvia, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Sarajevo, Osijek, Celik Zenica dhe kohë më parë edhe pjesë e Shkëndisë së Tetovës.

28 vjeçari ka qenë i grumbulluar në gjitha moshat e përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, derisa karrierën e ka zhvilluar jashtë vendit.

Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Related Articles