“Gjilanin dhe Podujevën e kemi humbur për pak vota” thotë Abdixhiku

“Gjilanin dhe Podujevën e kemi humbur për pak vota” thotë Abdixhiku

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka folur për humbjen e LDK’së në Gjilan dhe Podujevë.



Abdixhiku thotë se aty dolën të dytët për pak vota.

“Rezultatet e fundit na kanë dhënë sinjale të qarta siç na kanë thënë sinjale se duhet punuar shumë. Ka shumë komuna ku s’jemi fare mirë. Ka qytete të mëdha ku s’jemi fare mirë. Ka qytete të tjera ku ne kemi bërë përpjekje për reformë dhe do të vazhdojmë përpjekjen për reformë”, tha ai në T7.

“Kemi qenë afër, kemi humbur Gjilanin, kemi humbur Podujevën për pak vota”, thotë Abdixhiku.

Ndryshe, në zgjedhjeve lokale LDK ka fituar në 7 komuna.

Related Articles