SC Gjilani nesër fillon zyrtarisht edicionin 2022/23 në elitën e futbollit kosovar, në përballje me Ferizaj.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani ka arritur që në orët e fundit të merkatos në Kosovë, të arrijë akordin me dy sulmues, vetëm pas largimit të dyshes Blerim Krasniqi e Keita Razak të cilët karrierën do ta vazhdojnë jashtë vendit.
Sipas burimeve të Gazetës Olle Keita Razak do të vazhdoj karrierën në Algjeri, ndërsa sulmuesi Blerim Krasniqi do të transferohet në kampionatin turk, ndërsa detajet e transferimeve pritet të bëhen publike ditëve në vijim.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Pas largimit të dyshes Razak – Krasniqi, gjilanasit kanë lëvizur shumë shpejtë në merkato, duke bërë që dy emrat e larguar të zëvendësohen nga java e parë.
Ish-sulmuesi i Ballkanit, Theophilus Solomon i cili u shpall kampion me portokallinjtë nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Suharekës, duke vazhduar karrierën e tij te skuadra e Gjilanit.
Solomon ditën e djeshme tanimë ka kryer stërvitjen e parë me Gjilanin dhe gjatë orëve të ardhshme pritet prezantimi i tij.
Jo vetëm Solomon, kuqebardhët kanë arritur akordin me Oltion Billalin që t’i bashkohet Skifterëve.
Bilalli është 20 vjeçar nga Gjilani, i cili më parë kishte qenë pjesë e SC Gjilanit U19, ku më pas u largua drejt Turqisë, gjithashtu talenti gjilanas kishte qenë më parë pjesë e Kosovës U17.