Gjimshiti: Me Çekinë jemi skuadra të të njëjtit nivel

Gjimshiti: Me Çekinë jemi skuadra të të njëjtit nivel

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares, ka folur në prag të ndeshjes me Çekinë. Lojtari i Atalanta do të mbajë shiritin e kapitenit në duelin e nesërm dhe kjo nuk ndodh për herë të parë.

Qendërmbrojtësi në konferencë për media deklaroi se me Çekinë janë në nivel të njëjtë.

“Kemi bërë paraqitje pozitive, mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jemi në të njëjtin nivel në cilësi. Kanë skuadër cilësore me lojtarë që luajnë në Europë. Vendos trajneri kush do luajë, Çekia ka cilësi në sulm dhe do duhet të japim maksimumin dhe besoj se do ja arrijmë. Duhet të përmirësojmë vetëbesimin në stërvitje, aty fitohet, përcjell abcnews.

Çdo lojtar ka stilin e vet të lojës, por çdokush nga ne ka iniciativën të ndihmojë në sulm. Një aksion nis te mbrojtësit dhe më pas shkon te sulmuesit, nuk është problemi veç te ata. Grinta na jep siguri në fushë, është edhe në venat tona si shqiptar, kështu që japim maksimumin në fushë”, u shpreh Gjimshiti.

Takimi mes Shqipërisë dhe Çekisë zhvillohet të marten me fillim nga ora 20:15.

Related Articles