Gjinden 50 fishekë në valixhen e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

Gjinden 50 fishekë në valixhen e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka theksuar se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles