Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i është shtuar edhe Fertilizimi i Asistuar Mjekësor.
Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e kanë vizituar klinikën në fjalë.
Kujtojmë se deri më tani Fertilizimi i Asistuar Mjekësor është kryer vetëm në klinika private.