Gjini pas takimit me Escobarin: E mbështesim nënshkrimin e marrëveshjes, në të është njohja

Gjini pas takimit me Escobarin: E mbështesim nënshkrimin e marrëveshjes, në të është njohja

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas takimit që pati me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se takimi si temë pati marrëveshjen.



Në një përgjigje për Klankosova.tv, Gjini tha se qëndrimi i AAK-së është që marrëveshja e 27 shkurtit duhet të nënshkruhet.

“Do të ishte pozitive për Kosovën. Me marrëveshjen aktuale, pjesë e marrëveshjes në mënyrë implicite është njohja”, është shprehur Gjini, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pjesë e takimit me Hovenierin e Escobarin ishin edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Related Articles