Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ëshë gjobitur me shumë prej 20 mijë eurosh.
Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kjo gjobë u shqiptua për shkak se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve. Ndërkaq nga KESCO për Gazeta Enigma kanë thënë se janë duke e analizuar vendimin për gjobën prej 20 mijë eurosh të shqiptuar ndaj tyre.
“Ne kemi pranuar një vendim nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Jemi duke e analizuar këtë vendim. Ky shqyrtim do të bëhet brenda 30 ditëve të ardhshme, ashtu siç e parashohin edhe dispozitat ligjore”, tha zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti. /Gazeta Enigma
Gjoba prej 20 mijë euro, KESCO deklarohet për vendimin
