Policia e Kosovës ka Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka indentifikuar shoferin, i cili me datën 29.03.2023 tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMW me targa vendore dhe me afat të skaduar të regjistrimit. Kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin P.Q (M/K) i moshës 24 vjeçar në Njësinë e Komunikacionit Rrufor në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit , 300 euro dhe 1 pikë negative.
Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.