Betim Gjoshi nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka komentuar punën e kryeministrit Kurti lidhur me angazhimin e FSK-së, dhe arsyetimet e tij kundrejt këtyre çështjeve, raporton Gazeta Enigma.
“Puno diçka. Shtrije autoritetin edhe në veri, e mos e paguaj rrymën për fabrikat e bitcoinit të Millan Radojqiqit e Zvonko Veselinoviqit”, thuhet në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Zakonisht për marrëveshjet mes Thaçit dhe NATO-s janë shqetësuar Serbia dhe deklaratat kundër bashkëpunimit Kosovë – NATO më shumë do t’i shkonin për shtati Aleksandër Vuqiqit dhe jo Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Kryeministër, rrugën e ke të lehtë nëse don ta dërgosh FSK-në në veriun e Kosovës. Nuk ke nevojë të kërkosh leje nga NATO, por bëje qysh sot ose nesër.
Ti po i thua jo Washingtonit, e lërë më një zotimi të ish-Kryeministrit.
Mos u arsyeto. Mjaft u arsyetove.
Në zotimin e ish-Kryeministrit Thaçi askund nuk ndalohet angazhimi i FSK-së për të shtrirë autoritetin në atë pjesë të Republikës së Kosovës. Zotimi i ish-Kryeministrit Thaçi ka të bëjë vetëm me detyrat që në atë kohë kanë qenë përgjegjësi e FSK-së dhe që përmendën në këtë dokument.
Të tjerat që ti i thua janë broçkulla.
Ti veç arsyetohesh për mospunën tënde si disa nxënës që gjithmonë gjejnë diçka për t’u arsyetuar që nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë.
Mjaft u arsyetove!
Puno diçka. Shtrije autoritetin edhe në veri, e mos e paguaj rrymën për fabrikat e bitcoinit të Millan Radojqiqit e Zvonko Veselinoviqit.