Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajte me armë zjarri në Fushë Kosovë shkruan Gazeta Enigma.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dal në vendin e ngjarjës dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
Informatat e para flasin për dy të lënduar nga arma e zjarrit u shpreh zyrtarja policore.
Të njejtit janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisës dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanmave që lidhen me rastin.
/Gazeta Enigma/