Gjukanoviq pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani (VIDEO)

Gjukanoviq pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani (VIDEO)

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka ardhur në Kosovë për një vizitë dyditore.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja e Kosovës e ka nisur takimin me homologun e saj nga Mali i Zi.

Osmani dhe Gjukanoviq, pas takimit, pritet të dalin në konferencë për media.

Milo Gjukanoviq ka ardhur në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani ku do të qëndrojë për dy ditë dhe pritet që të takojë edhe liderët e tjerë shtetërorë.

Related Articles