Gjykata del me vendim për pjesëtarin e Policisë dhe djalin e tij që u përfshinë në përleshjen në Gjakovë

Gjykata del me vendim për pjesëtarin e Policisë dhe djalin e tij që u përfshinë në përleshjen në Gjakovë

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Pashuk Pepaj, i cili dyshohet se bashkë me djalin e tij, Shelbim Pepaj, kanë sulmuar fizikisht dy persona, ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, pasi që Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës kanë bërë me dije se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë dhe ndaj Pashukut dhe djalit të tij, Shelbimit, është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Pepaj i cili është pjesë e stafit civil në drejtorinë e Policisë Kufitare dhe asistent i drejtorit Nexhmi Krasniqi, dyshohet se bashkë me djalin e tij janë përfshirë në një incident mbrëmjen e së hënës në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Gjakovë.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona dhe për pasojë, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, ishte suspenduar për 48 orë.

Ndryshe, Pepaj po hetohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Related Articles