Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka konfirmuar se ka filluar hetimet mbi krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë.
Karim Khan tha se në një ekzaminim paraprak të situatës në Ukrainë, zyra e tij kishte gjetur tashmë një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të Gjykatës ishin kryer dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme, raporton CNN.
Të hënën, Khan tha se synonte të kërkonte autorizim nga presidenca e gjykatës për të hapur hetimin, por pas referimit në gjykatë nga 38 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria, do të thotë se tanimë mund ta nisë menjëherë hetimin. /Gazeta Enigma/.