Gjykata Europiane shpall Rusinë përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit rus

Gjykata Europiane shpall Rusinë përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit rus

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë përgjegjëse Rusinë për vrasjen e ish-oficerit të sigurisë Aleksander Litvinenko në Londër.

Kritiku i Kremlinit, Litvinenko, 43 vjeç, ndërroi jetë pasi kishte pirë çaj jeshil që përmbante polonium-210 një izotop i rrallë radioaktiv. Rusia ka mohuar gjithmonë çdo përfshirje në vdekjen e Litvinenkos, e cila i çoi marrëdhëniet anglo-ruse në nivelin më të ulët të pas Luftës së Ftohtë.

Ish-kolegët e Litvinenko, Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun e helmuan qëllimisht atë pasi u takuan në një hotel më Londër ku pretendohet se kanë futur substancën e panjohur tek çaji.

Një hetim i gjatë britanik i cili përfundoi në vitin 2016 arriti në përfundimin se Presidenti rus Vladimir Putin planifikoi vrasjen e ish-spiunit. Gjykatësi që mbikëqyri hetimin britanik tha se kishte disa arsye pse shteti rus donte vrasjen e Litvinenko, të cilit iu dha shtetësia britanike një muaj para se ai të ndërronte jetë më 23 Nëntor 2006.

I gjendur në shtrat, ai u tha detektivëve se Presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar personalisht vrasjen e tij.

43-vjecari pati një karrierë të gjatë në shërbimet e sigurisë ruse dhe ishte i specializuar në trajtimin e krimit të organizuar. Ai u bë një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin dhe hetoi lidhjet e mafies ruse me atë spanjolle.

Kujtojmë, se në muajin Gusht të vitin e kaluar, edhe kritiku tjetër i Kremlinit, Alexei Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok.

Related Articles