Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se është pranuar kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe, lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një përgjigje për Gazetën Enigma, Kushtetuesja tha se kërkesë është pranuar më 30 gusht.
“Kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe është dorëzuar në mënyrë elektronike në Gjykatë të shtunën, më 30 gusht 2025”, thuhet në përgjigje.
Lista Serbe njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë.