Gjykata Kushtetuese thotë se Gresa Caka-Nimani dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese thotë se Gresa Caka-Nimani dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës

“Dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave të demokracisë”.

Kështu shkroi Gjykata Kushtetuese në vlerësimin e saj për ish-kryetaren, Gresa Caka-Nimani e cila dorëzoi detyrën e saj si kryetare pas tri vitesh.

“Kryetarja Caka-Nimani është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015. Më 17 maj 2021, është zgjedhur, ndërsa më 5 qershor 2024, është rizgjedhur, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

“Gjatë mandatit të saj, Kryetarja Caka-Nimani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Related Articles