Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
“Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ramadani u arrestuar nga autoritetet maqedonase më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL-i. /Gazeta Enigma