Një gjykatë turke ka dënuar aktivistin e të drejtave dhe filantropin Osman Kavala me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, për akuzat për përpjekjen e përmbysjes së qeverisë.
Ekipi prej tre gjyqtarësh dënoi gjithashtu të hënën shtatë të pandehur të tjerë me 18 vjet burg secili, me akuzat për ndihmë në përpjekjen për të rrëzuar qeverinë, duke urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të Mucella Yapici, Cigdem Mater, Hakan Altinay, Mine Ozerden, Can Atalay, Yigit. Ali Ekmekci dhe Tayfun Kahraman.
Vendimet rrjedhin nga pretendimet se Kavala financoi një valë protestash antiqeveritare në Parkun Gezi në vitin 2013 dhe luajti një rol në tentativën për grushtet ushtarak të vitit 2016 në vend.
Kavala i tha gjykatës, me lidhje video nga burgu i tij i sigurisë së lartë pranë Stambollit, se ai e shikonte të gjithë procesin si një vrasje gjyqësore.
“Këto janë teori konspirative të hartuara mbi baza politike dhe ideologjike”, tha Kavala në gjykatë pak çaste para dënimit.
Çështja tani do të shkojë në Gjykatën e Apelit dhe mund të vazhdojë në Gjykatën e Lartë. Kavala u shpall i pafajshëm për akuza të veçanta spiunazhi./Gazeta Enigma/