Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, të mbrohet në liri.
Themelorja e konstatoi të pabazë kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së “arrestit shtëpiak”.
Sveçla përballet po përballet me drejtësinë pasi të hënën dëmtoi mikrofonin e vendosur tek tavolina e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, kur si pikë e rendit të ditës ishte miratimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025. /Gazeta Enigma