Prishtina të martën do të luajnë në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në kryeqytet edhe një tjetër ndeshje ndërkombëtare.
Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, ku u mposhtën nga Ferencvarosi, bardhekaltrit do të provojnë fatin e tyre në Ligë e Konferencës, aty ku do të kenë përballë kampionët e Uellsit, Connah’s Quay.
Ndeshja e parë zhvillohet këtë të martë nga ora 18:00, derisa UEFA, tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes.
Drejtësia i është besuar gjyqtarëve nga Shqipëria me kryesorin Eldorjan Hamiti, derisa do të asistojnë Nertil Bregasi dhe Orgest Grabova.
Prishtina ka rast shumë të mirë që të kalojë në raundin tjetër pasi që shihet favorit përballë skaudrës uellsiane.