Tre të lënduar nga një aksident në Arllat të Drenasit, katër vetura të përfshira

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Arllat të Drenasit.

Rastin për Gazetën Enigma e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmet, duke shtuar se në aksident janë të përfshira katër vetura.

“Në orët e mbrëmjes, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogoci ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor”.

“Sipas njësisë, rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim. Njësitë relavante policore janë në vendngjarje”, ka thënë Mehmeti.

Related Articles