Gjyqtarët e dëmtuan direkt në rezultat Gjilanin, goli i Feronikeli ’74 ishte i parregullt

Gjyqtarët e dëmtuan direkt në rezultat Gjilanin, goli i Feronikeli ’74 ishte i parregullt

Në kuadër të javës së 3-të në Superligën e Kosovës në futboll janë ballafaquar skuadra e Feronikeli ’74 dhe Gjilanit.

Këtë ndeshje e fitoi skuadra vendase nga Drenasi me rezultatin minimal, 1-0, raporton Gazeta Enigma.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi futbollisti, Shpresim Zogu.

Goli i shënuar ishte i dyshimtë pasi që aksioni rrjedhi nga një aut i ekzekutuar në mënyrë të gabuar. Qendërmbrojtësi i Niklit, Adnan Haxhaj, gjatë ekzekutimit të autit kërcen dhe sipas rregullores ky gol është dashur të anulohet.

Edhe eksperti i referimit, Petrit Hadri, në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova ka thënë se goli i Feronikelit ’74 ka qenë i parregullt.

Më poshtë mund ta shikoni rastin: /Gazeta Enigma/

Related Articles