Dueli ndërmjet Llapit dhe Prishtinës ishte kryesfida e xhiros së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ky takim u fitua nga Prishtina me rezultat 1-2, ndërkohë që ndeshja prodhoi edhe shumë raste të tjera shënim.
Për mbarëvajtjen e ndeshjes lavdata morën edhe gjyqtarët e ndeshjes me në krye Mentor Ajetin, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer.
Trajneri dhe analisti i njohur kosovar pati fjalë të mëdha për gjyqtarin kryeqytetas Mentor Ajeti. “Duhet përgëzuar gjyqtarët, sepse ne dijmë vetëm të kritikojmë nganjëherë.
Gjyqtari kryesor ishte shkaktari kryesor që ndeshja pati ritëm dhe nuk pati ndalesa të shumta. Dy skuadrat nuk patën ankesa në referim dhe kjo e bën edhe më të lehtë sfidën.
Sigurisht që me këso referimi ngritet edhe niveli i Superligës së Kosovës”, deklaroi Begolli në emisionin “Ekipa A” në “ATV”. Ndryshe Ajeti njihet si njëri ndër gjyqtarët më perspektiv në vend.
Ajeti në këtë takim u asistua nga Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. /Gazeta Enigma/