Gjyqtari i CAS-it tregon nëse do të dënohet Kosova apo Rumania

Gjyqtari i CAS-it tregon nëse do të dënohet Kosova apo Rumania

Gjyqtari në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, Cristan Jura, i cili është i nacionalitetit rumun, tha se thirrjet “Serbia, Serbia” mund të penalizojnë rëndë federatën rumune, por se sipas tij, Rumania “nuk rrezikon” të humbë me rezultat 3:0.

Ai po ashtu tha se lojtarët e Kosovës mund të dënohen.

“Janë dy aspekte që duhet t’i konsiderojmë. Rumania është dënuar për sjellje të tifozëve. Për mendimin tim është shumë me rëndësi ajo që shkruan referi. Mendoj se ishte komplekse, në kuptimin që lojtarët e Kosovës bënë provokime dhe qartë se tanët u përgjigjën. Nëse i interpretojmë thirrjet ‘Serbia, Serbia’ në kontekstin e tensioneve mes Kosovës e Serbisë, mund të interpretohet si sjellje e pahijshme.  Jemi në situatë të vështirë. Ju mund të shihni çka ndodhi në Amsterdam në atë ndeshje të Ajaxit. Nëse thërrisni Serbia, Serbia, në princip nuk duhet të jetë sjellje e pahijshme. Por nëse thirrni Serbia, Serbia në konteks të tensioneve mes Kosovës e Serbisë… Mos të harrojmë që Kosova nuk është shtet i njohur nga Rumania”, tha Jura.

“Sërish varet nga interpretimi. Kosovarët thonë se ajo që ndodhi nuk ishte në rregull. Nga këndvështrimi ynë mund të thuhet që është në rregull. Duhet të analizojmë gjithë situatë, jo vetëm faktin se kemi bërtitur Serbia, Serbia. Duhet të marrim për bazë sjelljen e tifozëve”, u shpreh tutje ai.

Related Articles