Është zhvilluar dje derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.
Ky ballafaqim u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1. Golin për Dritës e realizoi Ron Broja në pjesën e parë, kurse Mevlan Zeka e barazoi nga penalltia, raporton Gazeta Enigma.
Kjo penallti e referuar nga Gramos Shala u diskutua shumë pas ndeshjes, pasi që kishte ankesa të shumta nga kampi ‘bardhekaltër’.
Faruk Statovci ishte i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10. Gjatë diskutimit për këtë rast, trajneri dhe analisti e mori një mesazh nga gjyqtari me përvojë të madhe të futbollit në Norvegji.
Shpejtim Lipoveci i cili ka është gjyqtar që 27 vite në Norvegji ka thënë se penalltia është klasike.
“Jam që 27 vjet gjyqtar në futbollin e Norvegjisë, nuk ka diskutim që është penallti klasike”, i ka shkruar mesazh Lipoveci Statovcit gjatë emisionit.
Drita tashmë e ka humbur vendin e parë. “Intelektualtët” kanë 67 pikë, kurse Ballkani në vendin e parë ka mbledhur 69 pikë.
SC Gjilani zë vendin e tretë me 52 pikë të mbledhura, matematikisht i duhet edhe një pikë për t’i siguruar garat evropiane.
/Gazeta Enigma/