Gjyqtarit i “ikë truri” në Meksikë, godet futbollistin në pjesën intime

Gjyqtarit i “ikë truri” në Meksikë, godet futbollistin në pjesën intime

Një gjyqtar në futbollin meksikan ka qenë protagonist i një situate aspak të zakontë gjatë një ndeshje.

Fernando Hernandez, gjyqtari meksikan i futbollit e ka goditur me gju një futbollist në pjesën intime gjatë ndeshjes mes Club America dhe Leon, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Në minutën e 65-të, lojtari Jaine Barreiro, sapo ishte ndëshkuar me karton të verdhë, kur shoku i  tij i skuadrës, Lucas Romero, u vërsul drejt gjyqtarit i zemëruar, duke kërkuar shpjegime për kartonin e verdhë.

Mbrojtësi qendror kështu u gjend ballë për ballë me Hernandez. Në nerva e sipër, pasi kishte disa çaste i rrethuar nga lojtarët duke dhënë shpjegime për një situatë, ai e humbi nervat duke ngritur gjurin e duke goditur Romeron në pjesën intime.

Mesfushoir, i cili u rrëzua në tokë duke shkaktuar një rrëmujë në fushë, u ngrit përsëri në këmbë duke vazhduar më pas ndeshjen.

Mëposhtë mund të shihni pamjet e këtij momenti.

Related Articles