Gliha: Ndeshja më e vështirë në karrierën time ka qenë fitorja ndaj Andorrës

Gliha: Ndeshja më e vështirë në karrierën time ka qenë fitorja ndaj Andorrës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka folur për ndeshjen më të vështirë të karrierës së tij.

Ai ka dhënë një intervistë për Index.hr, ku e ka cilësuar fitoren ndaj Andorrës si më të vështirën.

Kosova më 12 tetor fitoi 3:0 ndaj Andorrës, duke e marr fitoren e parë në kualifikime për “Euro 2024”.

“Sinqerisht, në karrierën time si trajner i të rinjve te Sllovenia, kam mundur Serbinë, kam barazuar kundër francezëve dhe portugezëve, por a e dini cila ka qenë ndeshja më e vështirë në jetën time? Takimi kundër Andorrës, të cilën e fituam 3:0. Pikërisht sepse kisha frikë nga reagimi i lojtarëve të mi. Kisha frikë nëse do ta kishim atë 1 për qind për të cilin flas gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Gliha po ashtu ja treguar arsyet pse Kosova lëshoi pikë në ndeshjet kualifikuese.

“Futbolli ndryshon vazhdimisht, çdo ditë diçka hiqet dhe shtohet dhe nëse nuk jeni në 100 për qind, sado i fortë të jeni, surprizat mund të ndodhin lehtësisht. Treguesi më i mirë është barazimi mes Kosovës sime dhe Andorrës. Ai rezultat i varrosi ambiciet tona që në fillim të këtyre kualifikimeve”, shtoi trajneri.

Trajneri i kombëtares së Kosovës nuk është befasuar as nga fitorja e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit.

“Për mua debakli i Dinamos në Prishtinë nuk është asnjë lloj befasie. Edhe para ndeshjes kam thënë që Dinamo do të ketë probleme të mëdha. Pikërisht për atë 1-përqindëshin e famshëm që e përmend vazhdimisht. Sot kur e nënçmon kundërshtarin, je i mbaruar. Dinamo nuk e ka më Bobanin apo Prosineqkin që të shkojë atje dhe të thotë që do të fitojë lehtë ndeshjen”, ka thënë Gliha.

Related Articles