Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Lockdown”, duke goditur një grup kriminal që trafikonin armë nga Kosova në Tiranë.
Pas një hetimi 2-mujor, u arrestuan 4 persona: G.N., R.R., K.C., dhe A.C. Gjatë operacionit u sekuestruan 8 armë zjarri, municion, radio policie, jelek multifunksional dhe 9 celularë.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
