Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit rus me skuadrën e tij Rubin Kazan.
Sulmuesi gjilanas ka shënuar sërish, ku edhe kësaj radhe goli i tij ka qenë vendimtar për t’i siguruar skuadrës së tij një pikë të rëndësishme.
Daku ishte vendimtar duke shënuar në minutat shtesë për t’i siguruar Rubin Kazanit një pikë të madhe në barazimin 2-2 në udhëtim te CSKA Moska.
Falë paraqitjes fantastike dhe golit të shënuar, Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin e javës së 27-të në elitën e futbollit rus.
Deri më tani Dakuka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë në Superligën e Rusisë.