Goli i Richarlison ndaj Serbisë zgjidhet si goli më i bukur i Kupës së Botës

Goli i Richarlison ndaj Serbisë zgjidhet si goli më i bukur i Kupës së Botës

FIFA zbuloi këtë të premte golin më të mirë të Botërorit të Katarit.

Goli i Richarlison me gërshërë ndaj Serbisë në fitoren e Brazilit prej 2-0, u zgjodh nga publiku, si goli më i bukur i “Katar 2022”.

Kujtojmë se në votim ka qenë edhe Enzo Fernández, mesfushori argjentinas i Benfica-s, me golin e shënuar në fitoren e ‘albicelestes’ ndaj Meksikës (2-0), në raundin e dytë të grupit C. Al-Dawsari ( Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Luis Chavez (Meksikë), Mbappe (Francë), Seung-Ho (Kore e Jugut), Neymar (Brazil).

Related Articles