Skuadra e Prishtinës ka shënuar një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, me rezultatin 5:1 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe një gol tjetër dhe realizator ishte Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Këtë gol, Igballi ia dedikoi pikërisht familjes Jashari, të cilët dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës gjatë viteve 99-të.
Kujtojmë që me këtë fitore, Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.