Goncharenko: Serbia “Kali i Trojës” i Putinit

Goncharenko: Serbia “Kali i Trojës” i Putinit

Deputeti ukrainas Oleksyi Goncharenko nuk e sheh Serbinë si aleate të Ukrainës.

Ai thotë se Serbia kryesisht e përkrahë Rusinë, për këtë arsye Ukraina nuk ka pse të shqetësohet për pozicionin e Serbisë në lidhje me çështjen e njohjes së Kosovës.

Goncharenko e ka quajtur Serbinë “Kalë të Trojës” në mes të Evropës.

“Serbia po vepron si ‘Kali i Trojës’ në mes të Evropës. Është ‘Kali i Trojës’ i Putinit, kështu e mendoj. Të thuhet se Serbia do që të bëhet pjesë e BE-së derisa njëkohësisht shohim veprime publike e shumë fjalë në përkrahje të Putinit…deklarata të çuditshme të presidentit Vuçiq. Pata reaguar ndaj deklaratave të tij para një muaji, e pas kësaj pati reagim shumë të madh nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme e Serbisë ndaj meje personalisht, e edhe z. Vuçiq e kishte komentuar. Por u përpoqën që pozicionin e tyre ta lënë të paqartë, porse për mua të gjitha janë të qarta: ata në të vërtetë janë duke e përkrahur Putinin. Kaq!” – tha Goncharenko.

Ndërkohë Goncharenko ka thënë se i është mirënjohës Kosovës për përkrahjen.

“I jam mirënjohës popullit të Kosovës për përkrahjen që ia bëjnë Ukrainës. Kam disa miq në Kosovë dhe e di se në shoqëri ka përkrahje të madhe për Ukrainën dhe për ne. U jemi falënderues. Është me rëndësi dhe e çmoj pozicionin e autoriteteve kosovare”, tha ai.

Related Articles