Grabitet një bankë në Prizren, Policia jep detaje për Gazetën Enigma

Grabitet një bankë në Prizren, Policia jep detaje për Gazetën Enigma

Gjatë ditës së sotme rreth orës 15:2 minuta në Bazhderhane të Prizrenit është grabitur një bankë, raporton Gazeta Enigma.

Një person ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar grabitjen.

“Sot me datë 26.01.2022, rreth orës 15:12 , në polici  është raportuar se te rrethi në Bazhdërhane, në Prizren, në një mikrobank një person ka  grabit një shumë të konsiderueshme të parave. Ankuesja femër, puntore e mikorobankës ka raportuar se I dyshuari ishte i maskuar dhe I armatosur”, ka konfirmuar Bytyqi për Enigmën.

Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë vën në kërkim të të dyshuarit.

“Policia ka dal në vendngjarje për të mbledh provat dhe dëshmit, gjithashtu njësi të ndryshme kanë dal në teren në kërkim të dyshuarit”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles