“Grabitja e sokut” – Valon Syla tregon si ia mori pijen Baton Haxhiut gjatë emisionit

“Grabitja e sokut” – Valon Syla tregon si ia mori pijen Baton Haxhiut gjatë emisionit

Sonte është emisioni i fundit i “Pressing” të T7 për vitin 2023.

Në këtë emision po diskutohen momentet më interesante dhe më komike gjatë këtij viti.

Një video ishte bërë virale në rrjetet sociale, ku gazetari Valon Syla ishte kapur nga kamera duke ia marrë pijen gazetarit tjetër Baton Haxhiut, teksa debati po vijonte.

Syla ka treguar se është person që pinë shumë ujë, dhe pasi e kishte mbaruar edhe pijen ia kishte marrë Haxhiut, meqë tha se Haxhiu nuk konsumon pije të tilla

”Aq virale është bërë saqë më kanë thirr këta moneteruesit e Facebookut, a bën më të pyet a është fake neës, a ia ke vjedh përnime. Niher mendova që hajgare”.

“Thash Batoni kurrë nuk i pinë lëngjet. Batoni zgjohet 6 mëngjesit, nuk pinë as kafe, sdi a e keni pa ndonjëherë me espresso, deri 2 max, e unë pi ujë që foli edhe pak më shumë. Atë ditë e piva krejt ujin, e disha që Batoni nuk e pinë. E piva edhe sokin, thash po ia marrë Batonit, e dita që nuk e pinë”, ka thënë Syla. /

Related Articles